Cristiano Ronaldo nuk është adhurues i çmimeve individuale pasi ai bëri goditje të ndaj Lionel Messit dhe organizatorëve të ceremonisë për Topin e Artë. Ai pohoi se kishte humbur interesimin për çmimet individuale, pasi beson në numrin e golave më shumë se trofetë.
Duke folur në konferencë për media, portugezi la të kuptohet se ai duhej ta kishte fituar atë. Ai tha se numrat treguan se ai ishte më i mirë se të gjithë në 2023.
“Mendoj se në një farë mënyre këto çmime po humbasin besueshmërinë. Duhet të analizojmë të gjithë sezonin. Nuk do të thotë se Messi nuk e meritoi atë, apo Haaland apo edhe Mbappe. Unë thjesht nuk besoj më në këto çmime”, deklaroi Ronaldo.
“Dhe nuk është sepse fitova në Globe Soccer. Por ka fakte. Ka numra. Dhe numrat nuk mashtrojnë. Ata nuk mund ta heqin këtë trofe nga unë sepse është një realitet. Kështu që më bën edhe më të lumtur sepse numrat janë fakte”.
“Ne e dimë se si funksionojnë organizatat e tjera. Natyrisht, unë gjithmonë mendoj fillimisht për klubin tim dhe ekipin kombëtar. Çmimet vijnë pas një sezoni të mirë për klubin dhe ekipin kombëtar. Nuk e mendoj shumë (për Topin e Artë), sinqerisht”.
“Siç thatë, mirë, 54 golat që shënova (në 2023), mund të ketë nga ata që thonë se është më e lehtë sepse jam në Arabinë Saudite. Por profesionistët e futbollit e dinë se është e vështirë të shënosh gola, qoftë në Arabinë Saudite apo në Itali, Spanjë apo Portugali”, shtoi më tej pesë herë fituesi i Topit të Artë.
Lionel Messi u nderua me Topin e Artë në vitin 2023, ndërsa Erling Haaland dhe Kylian Mbappe përfunduan menjëherë pas tij, ndërsa Ronaldo nuk hyri në top-30. /Telegrafi/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I