Derisa tri partitë opozitare kanë dhënë datën e preferuar për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, VV ende nuk ka propozuar datë.
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi i pyetur nëse VV-ja ka dërguar tek presidentja një propozim për datën e zgjedhjeve, ose nëse i qëndrojnë datës 26 janar për të cilën janë pajtuar tri partitë opozitare, tha se ka afat ende në këtë drejtim.
“Kryeministri kishte një takim të paracaktuar në datën e njëjtë, në bazë të Ligjit për zgjedhje, presidentja konsulton partitë politike dhe iu përket atyre të shprehin qëndrimet në takime. Konsultimet do të vazhdojnë sepse ka afat ende në këtë drejtim. Presidentja ka afat më shumë se një muaj për caktimin e zgjedhjeve. Prej 26 janarit deri më 16 shkurt, janë data e mundshme për zgjedhje e që nuk janë larg njëra tjetrës. Është e rëndësishme që të merren parasysh të gjitha specifikat në kuptimin e organizimit të një procesi zgjedhor të rregullt që garanton pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve. Besoj që në konsultimet që do të vazhdojnë do të jepet edhe qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje””, tha Rrustemi sot në konferencë për media./rtk
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?