Google ADS

“Përshëndetje nga Çairi”, Blerim Ramadani pas lirimit nga paraburgimi: Faleminderit për kujdesin që patët për mua

13:35 | 5 Gusht 2024
E.H

Blerim Ramadani, ish-luftëtarë i UÇK-së, ishte arrestuar ditë më parë nga autoritet e Maqedonisë së Veriut me flet arrest nga Serbia.

Ramadanit, me 1 gusht i është bërë ndryshimi i masës së sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Pas lirimit nga burgu i Shutkës, ish-luftëtari ka përshëndetur të gjithë ata që u interesuan për situatën e tij.

“Dua qe ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombasit e mi, vëllezër të gjakut këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka shqiptarë, që treguan interes dhe kujdes për situatën time. Jam mirë, rehat e shëndosh! Ju përshëndes nga Çairi i Shkupit”, shkroi Ramadani në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme