90 aksidente brenda një dite, policia shqiptoi mbi 1600 tiketa trafiku

10:33 | 5 Gusht 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 90 aksidente trafiku.

Prej tyre, 59 aksidente janë me dëme materiale, 30 me të lënduar dhe 1 me fatalitet.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, policia përmes raportit 24 orësh bënë të ditur se ka shqiptuar 1 mijë 629 tiketa trafiku.

Po ashtu, janë arrestuar 18 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme