Google ADS

Fitorja e Vangjel Tavos, Rama: Vendosmëri për të kthyer Himarën si destinacionin më të kërkuar të Mesdheut

08:28 | 5 Gusht 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Vangjel Tavon për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Rama në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një video me Tavon ndërsa fitoren e tij e ka quajtur spektakolare.

“Mirëmengjes dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme