Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë rritur kërkesat për shërbime në administratën komunale, pas ardhjes së bashkatdhetarëve. Qytetarët që kërkojnë shërbime thonë se ato i kanë marr pa vonesa.
Ardhja e bashkatdhetarëve ka rritur kërkesat për shërbime në administratën komunale të komunës së Prizrenit.
Më shumë kërkesa për tu pajisur me dokumentacione kanë diaspora, pasi ato janë vetëm pak ditë në Kosovë e koha është shumë e vlefshme për ta.
Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu thotë se para ardhjes së diasporës kanë intervenuar në disa sektor.
“Kemi bërë disa intervenime, jemi përgatitur për fluksin e qytetarëve…Prej datës 1 gusht pritet edhe më shumë të shtohet, gjatë javës së kaluar kemi bërë ndërhyrje në sistemin e pritjes në radhë”, tha për RTK, Edin Shehu- Drejtor i administratës- Prizren
Siç shpjegon Shehu, deri tani nuk ka pasur nevojë që administrata të zgjasë orarin e punës, por kjo sipas tyre mund të ndodh nëse është e nevojshme.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës