Djokovic fiton për herë të parë medalje të artë në Lojërat Olimpike, mposht spanjollin në finale

23:42 | 4 Gusht 2024
E.G

Tenisti Novak Djokovic ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij.

Serbi, i cili u përball në një ndeshje të vështirë me Carlos Alcaraz, në sete të drejtpërdrejta (7-6 7-6) fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike. Sportisti mposhti spanjollin në rezultatin 2 me 0.

37-vjeçari pas ndeshjes shpërtheu në lot, ndërsa pas triumfit Djokovic u ul në gjunjë i përlotur dhe falënderoi publikun për mbështetjen në tribunë.

Ai më pas festoi në qendër të fushës me një flamur serb dhe përqafoi gruan e tij Jelena e fëmijët, Stefan dhe Tara./tch

Të ngjashme