Qytetarët e Himarës tashmë e kanë shprehur me votë zgjedhjen e tyre për kryetarin e ri që do të drejtojë këtë bashki.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarisht deklaron se në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë.
Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë dhe sipas KQZ, procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm.
KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit.
Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 37.69 %.
Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.
Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët./tch/
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...