Kur hyn në këtë ambient, nuhat aroma nga më të ndryshmet që përcjellin forcat e natyrës për të ndihmuar në shërimin e trupit.
58 vjeçari nga Ferizaj, Fadil Fejzullahu, tash e shtatë vjet njihet si mjek popullor dhe ka rreth 150 bimë shëruese. Ai është i njohur për aftësinë e tij në përdorimin e çajrave bimorë, të cilat pretendon se kanë ndihmuar gratë të mbesin shtatzënë dhe trajtojnë një sërë problemesh shëndetësore.
Përmes njohurive të tij dhe metodave tradicionale, ai ofron një alternativë të vlefshme për ata që kërkojnë zgjidhje natyrale për shëndetin e tyre.
“Çajrat e mjekësisë popullore… mjekësia popullorë është numër një në krahasim me mjekësin shkencore. Këto shërojnë të gjitha sëmundjet, por është puna se sa e marrin me seriozitet. Ata duhet të krijojnë një lloj besimi ose njohuri se këto me të vërtet shërojnë, jo sot për nesër, por me një terapi më të gjatë, sesa shërojnë me të vërtetë. Kur kam filluar në 2018 i kam pas 45 bimë, tash jam zgjeruar dhe i kam 150 bimë. Këto janë bimë lokale dhe kanë dhënë rezultate fantastike. Si e vërej që kanë dhënë rezultate kur klientët vijnë personalisht dhe më tregojnë që ju ka bërë mirë përmes mesazheve”, thotë ai.
Fejzullahu tregon se këto çajra nuk janë një kurë përfundimtare për kancerin, ato mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve dhe menaxhimin e simptomave.
“Në luftimin e kancerit qëllimi i këtyre bimëve është ta parandalojnë, këto bimë e kanë atë detyrë në qoftë se e përdorë me atë vetëbesimin që do ju bëjë mirë. Tek kanceri nuk mund të them se nuk kam ai që kam shpik se 100 për qind mund ta shëroj, por mund të them se mund ta zvogëloj dhimbjen dhe mund ta menaxhojë”, pohon ai.
Mjeku popullor tregon se këto bimë kanë dhënë rezultate fantastike për pacientët e tij, të cilët e kanë ndjerë përmirësimin përmes përdorimit të çajrave dhe janë ndarë të kënaqur me rezultatet.
“Unë e kam një rast në Obiliq, ku personi për herën e tetë e përdor kë lloj bari, e kam bërë test në Zvicër ai e ka përdorë është mirë. Do i jap që ta menaxhoj. Dhashë zotit që unë të bëhem mjeku i parë që ta shëroj kancerin. Efekte anësore nuk mund të kenë, por ka që mund të sjellin irritime tek fëmijët nën moshën 12 vjet ose edhe tek gratë shtatzëna nuk mund ta përdorin. Këto produkte i lexoj mirë dhe nuk kam asnjë rast që ka ndikuar keq tek pacientët”, shprehet ai.
Fejzullahu ka tregon edhe një mrekulli, që sipas tij, ka ndodhur me një grua nga Zvicra, duke pretenduar se pasi përdori çajin e tij, pas 13 vjet tentime ka mbetur shtatzënë.
“Ky është çaj virak ose manteli i zonjave por edhe ato pacientet e mija që e kanë përdorur ndihmon shumë e ka një terapi njëmujore në qoftë se nuk ka të bëjë një problem serioz tek mitra p.sh. kancerin nuk mund ta shërojë. Kam pasur një zonjë të Zvicrës që ka marr çajin tek unë dhe pas 13 viteve ka mbetur shtatzënë”, shton ai.
Literaturat që ka lexuar në Zvicër dhe përvoja e tij, thotë se e kanë mbështetur këtë metodë, duke i dhënë besueshmëri të madhe këtyre praktikave.
Ndryshe, këto çajra janë pjesë e mjekësisë popullore dhe shpesh janë të bazuara në njohuri dhe praktika që janë transmetuar brez pas brezi./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...