Dy persona janë arrestuar të shtunën rreth orës 23;30 pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në Parkun Nacional “Sharri” në Kaçanik.
Tek të dyshuarit, R.V., 23-vjeçar dhe E.V., 18-vjeçar, janë gjetur dy armë zjarri me të cilat dyshohet se kanë shtënë në ajër, përcjell Arbresh.info.
“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe sasia e municionit”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës”./Arbresh.info
Djathtistët evropianë mbështesin Salvinin para vendimit gjyq...
Me diell dhe vranësira, parashikimi i motit për pesë ditë
Aksidenti në Badoc, Pacolli: Më tronditi shumë humbja e jetë...
Rama nesër nënshkruan kontratën me operatorët privatë të tra...
Tragjedia në Badoc, Kurti: I lus qytetarët që të kenë kujdes...
Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari nga Zhilivoda e Vu...