Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

12:33 | 4 Gusht 2024
E.H

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasoj e një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtimin Lipjan-Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha tha se njësia e mjekësisë ligjore kanë tërhequr trupin e pajetë dhe e kanë ndërguar në IML ndërsa i lënduari është dërguar në QKU në Prishtinë për tretman mjekësor.

“Ju informoj se me datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në Autostraden “Arben Gjaferi” ne KM-3 drejtimi Lipjan-Prishtine është shkaktuar nje aksident trafiku (Vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasoje e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime te renda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili eshte duke u trajtuar (mjekuar) ne QKU ne Prishtinë”, tha Hoxha.

“Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore kane tërhequr kufomën, e cila me urdhër te prokurorit kujdestar dërgohet ne institutin e mjekësisë ligore per Obduksion”, tha zëdhënësi i policisë.

Mes tjerash, Hoxha ka theksuar se rastet e fundit të aksidenteve janë tepër shqetësuese ndërsa ka bërë të ditur se 24 për qind e aksidenteve të ndodhura në vend në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, janë vet aksidente

“Ne 24 orët e kaluar janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet dhe kjo është tepër shqetësuese pasi ne te dy rastet e raportuara kemi te bëjmë me vetaksidente, ku drejtuesit e automjeteve ose kane humbur kontrollin mbi veturën ose kanë devijuar rrugën si rezultat i pakujdesisë, ku dyshohet edhe se ka ardhur deri tek pasojat fatale. Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktareve të tyre ne gjashtëmujorin e pare (janar-qershor-2024), rreth 24 % te aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetaksidente”, tha Hoxha

“Andaj apelojmë tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë. Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”, u shpreh ai në fund./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme