Franca u bëri thirrje të dielën qytetarëve të vet në Liban të largohen nga vendi i Lindjes së Mesme “sa më shpejt”, për shkak të frikës për shpërthimin e një lufte të përgjithshme mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Ministria e Jashtme e Francës gjithashtu e përsëriti thirrjen për shtetasit francezë të mos udhëtojnë për Liban.
Parisi i ndoqi hapat e Uashingtonit dhe Londrës, të cilat të shtunën u kërkuan qytetarëve të vet të largohen nga Libani.
Franca vlerëson se rreth 23.000 shtetas të saj jetojnë në Liban, ndërsa muajin e kaluar rreth 10.000 qytetarë francezë e vizituan vendin e Lindjes së Mesme.
Ndërkohë, Suedia njoftoi se e ka mbyllur Ambasadën e vet në Bejrut dhe u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga ky vend.
Tensionet në rajon janë shumë të larta pas vrasjes së Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – dhe një komandanti të lartë të grupit libanez, Hezbollah, javën e kaluar.
Vdekja e Haniyehut në tokën iraniane dhe sulmet izraelite ndaj grupeve të mbështetura nga Teherani, të cilat përfshihen në sulme kundër Izraelit, kanë nxitur frikë për rrezikun e shpërthimit të një lufte të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Izraelit dhe për një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme.
Haniyeh u vra mëngjesin e 31 korrikut në një lagje të pasur në Teheran, pak pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian, Masud Pezeshkian, në Parlament.
Irani dhe Hamasi e kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e Haniyehut dhe janë zotuar se do të hakmerren. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tij, por as nuk e ka mohuar atë./rel
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...