Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, do të qëndrojë sot në Kroaci me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Millanoviq.
Çifti presidencial do të ndjekë garën e 309-të vjetore me kuaj që mbahet në qytetin kroat të Sinjit çdo të diel të parë të gushtit që nga viti 1715.
“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vjen në alkën e Sinjit me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili si vitet e kaluara është edhe sponsor i saj. Ardhja e saj në Sinj është dakorduar më parë me kryesinë e Shoqëria Kalorësit e Alkut, e cila vitet e fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorëse në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Zyrës së Presidentit të Koracisë.
Gjatë qëndrimit në Sinj, Milanoviq dhe Osmani do të vizitojnë ekspozitën “Vanja Radaush dhe Stipe Sikirica – dialog mes mësuesve dhe nxënësve”. Me këtë rast ata do të vizitojnë edhe Muzeun e Alkës./rtk
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...