Një veturë dhe një kombibus janë përfshirë në një aksident trafiku sot në Preqevë të Klinës, ku më pas janë përfshirë nga flakët.
Brenda në veturë ka mbetur një person i cili është gjetur pa shenja jete.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, tha Gashi.
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent