Arrestimin e pesë serbëve në Kosovë të dyshuar për krime lufte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar si një provokim të qëllimshëm.
“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës. Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh”, tha Vuçiq, raporton RTS, transmeton Arbresh.info.
Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e vendeve të QUINT-it, duke thënë se ata do të bëjnë vetëm deklarata të zbehta kundër veprimeve dhe më pas do të heshtin.
Vuçiq njoftoi se nesër do të ketë biseda me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Do t’i pyesim nëse ende duan të shtiren si të painteresuar dhe të pakualifikuar. Do t’ju kujtoj, kur një autobus ndalon në Serbi në pikën kufitare me Kroacinë, dhe në të ka shqiptarë të Kosovës – e gjithë Evropa bën dhe shkruan tekste – edhe pse askush nuk i ka prekur, as arrestuar,” shtoi Vuçiq në një konferencë për media
Ndryshe, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve disa mujore, ka zhvilluar një aksion, ku ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”
“Me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte, Prokuroria Speciale jep detaje
Nga një muaj arrest shtëpiak për avokaten Sheholli dhe përmb...
Zarf i bardhë, sa është buxheti i kësaj jave për banorët e s...
Bogujevci për seancën e djeshme: Përfundoi me vetëm një depu...
Vitia nënshkruan vendimin që mbulon shpenzimet për proteza p...
Barcelona heq dorë nga objektivi kryesor – Flick ka tashmë d...
Arioni-Xhenetës: Hipokrite, mos kërko nga të tjerët të kundë...