I vazhdohet paraburgimi Ilir Abdullahut, i akuzuar për rastin e vrasjes e Triumf Rizës

16:50 | 3 Gusht 2024
E.H

Të akuzuari për vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.A, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 29.07.2024 ka marr Aktvendim dhe duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.A iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha Gashi.

Kujtojmë se Triumf Riza është vrarë në vitin 2007 ndërsa i akuzuari për përfshirje në këtë vepër, Ilir Abdullahu është arrestuar me 16 korrik 2023 në Batllavë të Podujevës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme