Në Molliq të Komunës së Gjakovës është zbuluar pllaka për luftëtarin Isni Rama – Raketa.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dërgoi një fjalë përshëndetëse për familjen Rama dhe të gjithë të pranishmit, pasi nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë e zbulimit.
Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti shprehu respektin e thellë për jetën dhe veprën e Isni Ramës, i njohur si Komandant “Raketa”.
Kurti theksoi se historia e Isni Ramës është një shembuj i inspirimit për brezat e rinj.
“Sot, në 65-vjetorin e tij të lindjes, ku për pak ditë bëhen 15 vjet që ai nuk është më, Molliqi nderohet me këtë shesh e me këtë pllakë, me njërin prej luftëtarëve të dalluar, atdhetarin e madh, Isni Rama, ose siç njihej Komandant “Raketa”. 10 ditë i ka në mes ditëlindja me datën e vdekjes së Komandant Raketës. Por, në mes të këtyre datave, për 50 vite sa jetoi, një vepër kaq e madhe dhe një shembëlltyrë kaq e lartë është sa inspiruese për brezat e rinj, po aq edhe e rrallë për historinë’, tha Kurti.
Ai përmendi që Rama, së bashku me një grup të përkushtuar luftëtarësh, kontribuoi në luftën për liri dhe i priu njësitit që tmerronte forcat serbe.
“Të gjithë e nderojmë dhe e respektojmë datën 9 prill, jo vetëm pse është Dita e Kushtetutës së Republikës sonë, por se mbi të gjitha e para së gjithave është dita kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar. Nën udhëheqjen e Naser Vllasit, fillimisht Komandant “Fitimit”, por pastaj i pagëzuar me nofken “Cobra”, njësiti po me këtë emër, në përbërje prej: Isni Rama “Raketa” nga këtu, fshati Molliq i Gjakovës, Qamil Jasiqi, Albert Kuqi, Fadil Maloku “Mortaja” dhe Arif Maloku, të katër këta nga Juniku, Xajë Çelaj “Kosova” nga Sopoti i Shqipërisë, Arben Sejdiu nga fshati Shishman i Gjakovës, Beqir Gori nga Istogu dhe Bajram Neziri edhe ai po ashtu nga Molliqi, tmerruan Serbinë. Janë të shumëta dokumentarët, tekstet e intervistat e eprorëve e ushtarëve të Serbisë që nuk mund të besojnë ende efikasitetin, saktësinë dhe shpejtësinë e sulmit nga UÇK-ja për në drejtim të tyre, të prirë nga komandanti, heroi, Agim Ramadani – KATANA”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...