Ministri i Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar vëllezërit Hivziun e Zeqirin, fermerë nga Leshani i komunës së Pejës.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se ata kanë sipërfaqe prej 1 hektarësh me perime të ndryshme.
“Ata kanë ngritur sera në sipërfaqe prej 1 hektar me perime, ku dominon prodhimi i tomatinave dhe specave, me investime vetanake që nga viti 2004”, ka shkruar Peci.
Minstri ka shtuar, se ata janë një shembull frymëzues.
“Puna e tyre është një shembull frymëzues për të gjithë komunitetin, pasi që kanë plotësuar edhe zinxhirin funksionues që nga prodhimi i fidaneve deri tek përpunimi i perimeve”, ka shkruar ministri./Arbresh.info/
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prisht...
Xheneta ia pren Gjestit: Deri në momenti që nuk i thërret tr...