Google ADS

Hana Beiqi largohet nga Lojërat Olimpike, del e 43-ta duke lënë pas 36 garuese

12:03 | 3 Gusht 2024
K.B

Notarja Hana Beiqi ka përfaqësuar Kosovën në disiplinën 50 metra stil i lirë, ku është renditur në vendin e 43-të.

Garuesja jonë në një konkurrencën të fortë garën e mbyllur për kohën 27.34. Në renditjen e përgjithshme doli e 43-ta, duke lënë prapa vetes 36 garuese. Në total ishin 79.

Edhe pse nuk theu rekordin e saj, me moshën që ka, Hana është potencial i mirë për të ardhmen, sidomos për LA28.

Notarja e cila është më e reja në garat e notit në të gjithë Evropën, eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Ajo kishte arritur kualifikimin me ftesë nga Komiteti Olimpik Botëror./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme