Google ADS

Policia shqiptoi 1 mijë e 860 gjoba në trafik për 24 orë

10:14 | 3 Gusht 2024
K.B

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1860 gjoba në trafik.

Në njoftimin nga policia thuhet se janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 33 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 93 me dëme materiale.

Policia njofton gjithashtu se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 1 persona është në ndalim policor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme