Dashi
Në këtë moment çdo gjë është e mundur dhe do të keni mundësi që të shpërbleheni pas ditëve tensionuese që keni kaluar. Nga pikëpamja sentimentale, tashmë është e rëndësishme që të sheshoni të gjitha ulje-ngritjet e një raporti.
Demi
Mundohuni që të kaloni më shumë kohë cilësore me familjen tuaj, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të kërkoni stabilitet dhe harmoni me partnerin/en. Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të mos përfshiheni nga debate aspak të frytshme në vendin e punës.
Binjakët
Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për veten dhe shëndetin tuaj, sidomos nëse së fundmi keni pasur probleme. Këshillohet që të mos merrni shumë ngarkesa mbi vete, pasi rrezikoni që mos t’ia dilni.
Gaforrja
Mos bëni premtime të cilat nuk mund ti mbani, pasi kjo gjë mund t’iu vendosë në vështirësi në aktivitetet e së ardhmes. Jini të përqendruar dhe mos lejoni të shpërqendroheni nga tensione të kota. Nga pikëpamja sentimentale, ky është një moment shumë i mirë për të kërkuar shpirtin binjak. Jini më të komunikueshëm.
Luani
Jeni përfshirë në një ritëm frenetik, ndaj është e kuptueshme që ndiheni të lodhur. Ankthi se mos dështoni, shpesh ju bën nervoz, por nuk është mirë që t’ua shfryni ngarkesën personave që doni.
Virgjëresha
Një rrugëtim i rëndësishëm, do ju vendosë në qendër të vëmendjes. Do të jeni karizmatik dhe të pavarur dhe për këtë arsye, parashikohen suksese të mëdha profesionale. Mos lini pas dore dashurinë dhe familjen.
Peshorja
Ka disa të papritura të vogla me të cilat duhet të merreni me patjetër, pasi nëse i lini pas dore mund të sjellin probleme serioze. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për fushën e ndjnejave, sidomos nëse ndiheni të lënë pas dore nga partneri/ja.
Akrepi
Kjo është një fundjavë e mrekullueshme për të pushuar dhe për të menduar më shumë për veten. Do të jeni ambicioz dhe intuita juaj do të realizojë mjaft e frytshme për realizimin e projekteve të reja. Këshillohet që të tregoheni më të hapur në raportin në çift.
Shigjetari
Keni marrë përsipër përgjegjësi të mëdha dhe tashmë po nisni të ndjeni peshën mbi supe. Mos u përfshini nga paniku, pasi mund të siguroni aleatë të vlefshëm, shkruan noa.al. Në dashuri, mund të merrni përgjigje mjaft të mira.
Bricjapi
Kjo është një periudhë e cila ju sheh tejet romantik, ndaj nuk do të tregoheni aspak të ftohtë. Megjithatë do të dini të jeni të fokusuar në vendin e punës si dhe do të vlerësoni më mirë ndjenjat tuaja.
Ujori
Takimet janë mjaft të favorshme gjatë kësaj dite, si dhe nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të pasionit. Në vendin e punës do të jeni shumë intuitiv. Jini të vendosur dhe me këmbë në tokë, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me projektet tuaja.
Peshqit
Parashikohet një fundjavë mjaft e suksesshme, sidomos nga pikëpamja profesionale, ku do të arrini të mbyllni marrëveshje të rëndësishme. Duhet të jeni të gatshëm që të përballeni me disa keqkuptime në dashuri.
/abcnews.al
Barcelona heq dorë nga objektivi kryesor – Flick ka tashmë d...
Arioni-Xhenetës: Hipokrite, mos kërko nga të tjerët të kundë...
Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizre...
Vazhdon debati mes Gresës dhe Xuxit për vendimin e Kevinit n...
LDK-ja me video ironizuese për çmimet: Mos ja bo vetes rrafs...
Emërimi i një gjyqtari serb në krye të Gjykatës në Preshevë,...