Pritja dy mujore e minatorëve të “Stan Tërgut” për t’i marrë pagat, mund të marrë fund javës që vjen.
Kështu të paktën ka paralajmëruar kryeshefi i Trepçës Bashkim Kurti, pas një takimi që ka zhvilluar të premten me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kurti ka thënë se beson se në fillim të javës së ardhshme do të dalin pagat dhe se minatorët do t’i kthehen punës.
“Ne kemi takime të rregullta në baza ditore. Sot jemi takuar me ministren Rizvanolli dhe kryesuesin e bordit për sqarime shtesë dhe po besoj se në fillim të javës së ardhshme do dalin pagat dhe minatorët do t’i kthehen punës”, ka thënë Bashkim Kurti për Rtv Dukagjinin.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...