Google ADS

Rama shpërndan pamje nga Dhërmia gjatë mbylljes së fushatës në Himarë: Me Vangjel Tavon do ta qojmë Himarën e rilindur në një nivel të ri

23:10 | 2 Gusht 2024
KRG

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke e përkrahur fuqishëm kandidatin për bashkinë e Himarës nga radhët e Partisë Socaliste, Vangjel Tavo.

Rama në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë pamje nga mbyllja e fushatës, ku ka shënuar se me Vangjel Tavon dhe sipërmarrësit e turizmit, për punën që do të nisim nga java e ardhshme që ta qojmë Himarën e rilindur në një nivel të ri, shkruan Arbresh.info.

“Dhërmi, me Vangjel Tavon dhe sipërmarrësit e turizmit, për punën që do të nisim nga java e ardhshme që ta cojmë Himarën e rilindur në një nivel të ri” – ka shkruar Rama.

Zgjedhjet lokale në Himarë do të mbahen të dielën (4 gusht), ndërsa nesër (3 gusht), do të ketë heshtje zgjedhore. /Arbresh.info

Të ngjashme