Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

22:35 | 2 Gusht 2024
KRG

Arabia Saudite ka zbuluar planin e tyre për të ndërtuar 11 stadiume të reja, duke përfshirë një që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në qytetin e pandërtuar të Neomit, si pjesë e ofertës së tyre për të qenë nikoqir të Kupës së Botës 2034.

Ky shtet ka aspirata që të jetë nikoqir për herë të parë i Botërorit prej 48 shteteve, ndeshjet e së cilës do të luheshin në qytetet si Riadi, Jeddah, Al Khobar, Abha dhe NEOM.

Në total, tetë nga 15 stadiumet që do të përdoreshin janë të lokalizuara në Riad, duke përfshirë edhe stadiumin e ri ‘King Salman Stadium’ që ka një kapacitet prej 92 mijë ulësesh dhe do të ishte nikoqir i ndeshje hapëse dhe asaj finale.

NEOM, për shembull, është ndoshta ambienti më i veçantë. Një qytet futuristik i vendosur në Detin e Kuq, zonë e cila momentalisht është në ndërtim, por eventualisht do të jetë një ‘qytet i brendshëm’ i ndërtuar nga rrokaqiejt paralel.

Do të ketë gjithashtu një stadium me një kapacitet prej 46 mijë ulësesh që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë, ndërsa qytetit do të ofrojë rrjete hekurudhore me shpejtësi të lartë dhe të avancuara si dhe forma të tjera elektrike të transportit.

Në fakt, ky vend raportohet se do të funksionojë tërësisht me energji të rinovueshme, e cila do të gjenerohet kryesisht nga era dhe panelet solare, që do të jetë i arritshëm vetëm nga ashensorët e shpejt si dhe veturat pa shofer.

Një tjetër vend interesant që do të ndërtohet në Riad është stadiumi ‘Prince Mohammed Bin Salman’ që do të ketë një kapacitet prej 45 mijë ulësesh dhe do të ndërtohet në buzë të një shkëmbi.

Arabia Saudite ishte konfirmuar si kandidati i vetëm për të qenë mikpritës i Kupës së Botës 2034 tetorin e kaluar, pasi Australia vendosi që të mos kandidojë./Telegrafi/

Të ngjashme