Qyteti i Barcelonës po mendon idenë të ndalojë dhënie me qira të apartamenteve për turistët, një lëvizje kjo që synon të zbusë krizën për shtëpi për banorët vendas, të cilët vitet e fundit po përballen me sfida të strehimit.
Kështu, autoritetet synojnë që 10 mijë apartamentet në pikën kryesore turistike të Spanjës, të jenë në dispozicion të banorëve vendas që nuk gjejnë dot shtëpi ku të jetojnë për shkak të çmimeve të larta.
Në Barcelonë jetojnë 1.6 milionë banorë, por vitin e kaluar, qytetin e vizituan 26 milionë turistë, shumë prej të cilëve qëndruan në apartamente me qira.
Ndonëse turizmi zë 15% ekonomisë së saj, banorë në Barcelonës dolën në rrugë për të protestuar disa ditë më parë kundër numrit të lartë të vizitorëve, madje i lagën ata me pistoleta me ujë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë