Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka shprehur keqardhje për incidentin e djeshëm në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, situatën të cilën ai e quajti keqkuptim.
Në reagimin e MPJ-së maqedonase thuhet se janë kërkuar informacione nga të gjitha institucionet kompetente në lidhje me ngjarjen e djeshme, teksa shtoi se pas analizave të duhura do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa pyetje të hapura dhe me dialog të sinqertë dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës SH.E. Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup”.
“Theksojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pasi të jetë bërë një analizë e duhur e të dhënave të grumbulluara në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Një incident ka ndodhur dje në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë presidentja e vendit, e që sipas Presidencës së Kosovës, sigurimi i aeroportit ka tentuar që me forcë t’ia marrë telefonin Osmanit dhe ka pasur edhe shtyrje fizike.
Për këtë, ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dërguar notë proteste ndaj Maqedonisë së Veriut
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...
Grabiti 5.4 milion euro në aeroportin e Rinasit, dënohet me ...
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkomb...
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese qëllimshëm po e pengon reformën ...