Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka bërë të ditur se pas incidentit të djeshëm në Aeroportin e Shkupit ndaj presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ai sot ka qëndruar në Prishtinë, ku edhe është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla.
Fetai ka thënë se ka njoftuar ministren kosovare për hetimet që po bëhen nga ana institucioneve maqedonase dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo shkelje që do të mund të konstatohet nga kamerat e aeroportit, përcjell Arbresh.info.
Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut poashtu është informuar nga ministra Gërvalla se ka pasur edhe raste të tjera të sjelljeve të pahishme ndaj delegacioneve të Kosovës nga ana e personelit të sigurisë e angazhuar nga kompania që operon në Aeroportin e Shkupit.
Postimi i plotë:
/Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...