Policia dhe prokuroria Maqedonisë së Veriut vazhdojnë hetimet për incidentin me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në momentin kur i është kërkuar presidentes Osmani të lë celularin për kontroll në skaner, njëri nga sigurimi i saj personal e ka tërhequr të punësuarin e TAV-it për mos të mos e penguar presidenten të kalojë me celular dhe bagazh dore, pa i skanuar.
Më vonë bagazhi është kthyer dhe ka kaluar përmes skanerit.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut , Afrim Gashi tha se sigurimi i tij personal ka ndërhyrë në situatën ku u gjet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për të mos lejuar ndonjë incident diplomatik.
“Unë vetëm kam intervenuar në pjesën për t’u qetësuar situata, që të mos bëhet incident diplomatik dhe mendoj se ka përfunduar ashtu siç duhej. Nëse dikush ka tejkaluar autorizimin zyrtar, duhet të përgjigjet”, deklaroi Gashi.
Nga opozita maqedonase kërkojnë që Ministria e Brendshme të informojë oponionin se saktë se çka ka ndodhur në aeroport me presidenten Osmani.
“Apelojmë deri te Ministria e Brendshme që sa më parë të hetoj se çka ka ndodhur dhe me informata të vërteta ta informoj opinionin”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është drejtuar presidentes dhe qytetarëve, duke kërkuar falje për, siç e quan Ahmeti, skandalin diplomatik.
Kurse ,Arben Taravari nga koalicioni VLEN përmes një reagimi me shkrim ka kërkuar që mos të abuzohet me rastin e presidentes Osmani. “Lërini autoritetet të qartësojnë rastin dhe pa asnjë mëdyshje do të mbahet përgjegjësi për çdo parregullsi”, thuhet në reagimin e Taravarit./RTK
Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024
Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një di...
PDK rikthehet në Kuvend, amendamentet e tyre nuk përkrahen n...
Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ...
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...
Grabiti 5.4 milion euro në aeroportin e Rinasit, dënohet me ...