Google ADS

Alarm për bombë në Paris, pranë stadiumit të Lojrave Olimpike

18:20 | 2 Gusht 2024
KRG

Një alarm për bombë është lëshuar në Paris pasi policia ka hasur në një ‘objekt të dyshimtë’ në një zonë pranë një vendi të Lojërave Olimpike.

Në zonën përreth stacionit të trenit Saint-Denis – Porte de Paris, jo shumë larg stadiumit Stade de France, ku prej dje po zhvillohen garat e atletikës për Lojërat Olimpike, aktualisht gjithçka është e rrethuar.

Alarmi u krijua pasi u zbulua një objekt i dyshimtë. Sipas informacioneve, policia është në pritje të “Skuadrës së Bombave”, e specializuar për raste të tilla.

Stadiumi aty pranë, ku u zhvilluan në mëngjes disa disiplina të atletikës ishte bosh në momentin e alarmit të bombës. Seanca e parë e ditës përfundoi rreth orës 13:00, seanca e dytë e pasdites fillon në orën 17:40.

Kontrollet e sigurisë në hyrjet e stadiumit janë forcuar menjëherë disa herë në krahasim me mëngjesin. Për shkak të rrezikut të shtuar gjatë Lojërave Olimpike Verore, masat e sigurisë në kryeqytetin francez janë rritur në maksimum dhe autoritetet janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës./albeu

Të ngjashme