Google ADS

Digjet një veturë në Prishtinë, policia nis hetimet

16:44 | 2 Gusht 2024
E.K

Një veturë është djegur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Kështu tha për Arbresh.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Sipas tij, nuk ka raportime për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë , një automjet është përfshirë nga zjarri, është djegur tërësisht ndërsa një automjet tjetër që ka qenë i parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Të ngjashme