Një grua nga Graçanica e nacionalitetit serb ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se për të dyshuarin ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe pasi që viktima ka vdekur derisa ai ka qenë në mbajtje, rasti është deleguar për trajtim në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj Prokurorie, si dhe është ri-kualifikuar “Vrasje e rëndë”.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se më 31 korrik 2024, prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një rast të dhunës në familje në Graçanicë.
Ky rast ka qenë i iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ku për të dyshuarin Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në kohën kur i njëjti ka qenë nën këtë masë, e ndjera (viktima) ka ndërruar jetë, andaj rasti është deleguar për trajtim në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj Prokurorie, si dhe është ri-kualifikuar “Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së.
Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për të ndjerën, gjithashtu ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, në gjykatën kompetente.
Në koordinim të plotë me policinë dhe njësitë relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore karshi këtij rasti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vdes një grua serbe nga Graçanica, pas plagëve që ia shkaktoi bashkëshorti
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën