Manjola Konini garoi këtë të premte në disiplinën pistoletë 25 metra, në Chateaouroux. Me qitësen shqiptare që arriti një rezultat shumë më të mirë se ai në disiplinën pistoletë ajri 10 metra, pak ditë më parë ku u rendit e 43-ta.
Këtë herë, Konini u pozicionua në vendin e 37-të nga 40 qitëse që e përfunduan garën. Duke u renditur në mesin e tabelës së klasifikimit, edhe pse pa arritur të kualifikohej më tej në kërkim të medaljeve.
Me 9.267 pikë Konini siguron një rezultat të kënaqshëm për qitjen shqiptare. Duke mbyllur në këtë mënyrë garimin e saj në Lojërat e Parisit.
Olimpiada sa vjen e bëhet më e nxehtë për ekipin shqiptar, pasi në Paris kanë mbërritur dhe atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj. Me Gegën që shpreson të arrijë në zonën e medaljeve në garën e 3000 metrave me pengesa.
Ku do të konkurrojë mëngjesin e së dielës (10.30), ndërkohë që të shtunën do të jetë radha e Franko Burrajt në garën e 100 metrave.
Performanca e kuqezinjve në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të mbyllet me garimin e mundësve Zelimkhan Abakarov (57 kg), Islam Dudaev (65 kg), dhe Chermen Valiev (74 kg).
Të cilët do të duelojnë në stilin e lirë, nga data 8 deri në 10 gusht./Ss
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës