Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se kanë asgjësuar ngarkesën prej 26 ton mish të refuzuar për import.
AUV bën të ditur se asgjësimi u bë në deponin e mbeturinave në Mirash të Obiliqit, transmeton Telegrafi.
“Ngarkesa e cila ishte refuzuar më datë 23 Korrik, për shkak të mosruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit. Në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës. Operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për asgjësimin e mallit. Duke respektuar procedurat AUV pranon kërkesën për asgjësim. Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq”, bëhet e ditur në njoftim.
Më tej theksohet se asgjësimi është realizuar duke u respektuar kushtet për shkatërrim të mallrave në vend-lokacion të caktuar për mbeturina.
Po ashtu bëhet e ditur se i gjithë procesi është zhvilluar me prezencën e zyrtarëve shtetërorë./Telegrafi/
Rezi: Të premten del Gresa
Austin: Ekzistojnë prova për dërgimin e trupave koreano-veri...
“Në BE, në 2030”, Rama: Shqipëria zgjohet dorë për dore me B...
Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës ...
Kurti në takim me përfaqësuesin e mbi 20 milionë bizneseve
“Fanatikët e BE janë në Shqipëri”, Rama: Na pres...