Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është i lumtur dhe krenar me arritjet e kadetëve policorë, që nga sot do të jenë pjesë e Policisë së Kosovës.
Ministri Sveçla ka rikonfimuar se mbështetja e tij si Ministër i Punëve të Brendshme, për Policinë e Kosovës është dhe do të mbetët e pa rezervë.
“Ndihem i lumtur dhe krenar që ndodhem sot me ju, në kurorëzimin e punës dhe përkushtimit të kadetëve tanë, dhe për të shënuar këtë arritje të përbashkët të Republikës sonë. Policia jonë me ritme të shpejta po plotëson dhe forcon radhët e saj, duke ua hapur dyert qindra djemve dhe vajzave, nga secili komunitet, që kanë ëndërruar e punuar për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës. Shërbimi ndaj vendit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm kur kujtojmë rezistencën dhe sakrificën e vazhdueshme të popullit tonë për liri dhe për shtetndërtim. Profesionalizmi dhe shërbimi me përkushtim i policëve tanë, të cilëve ju bashkoheni nga sot edhe ju kadetë, ka arritur të ngrisë Policinë e Kosovës në institucionin me besimin më të madh qytetar, e konfirmuar kjo edhe në raportet e matjet e instituteve kredibile vendore dhe ndërkombëtare”, tha Sveçla.
Gjithashtu, Sveçla ka theksuar se janë duke punuar maksimalisht që policia të ruajë dhe promovojë vlerat e saj.
“Si Qeveri dhe Ministri e Punëve të Brendshme, po punojmë maksimalisht që policia jonë të ruajë dhe promovojë vlerat e saj më të mira, të cilat krijojnë lidhjen e pashkëputshme me qytetarët tanë. Puna me nder e dinjitet, integritet e profesionalizëm, le të triumfojnë në çdo ditë të angazhimit tuaj, teksa shërbeni për të gjithë dhe pa dallim”, tha Sveçla.
Tutje, Sveçla potencoi se Kushtetuta e Kosovës është udhëzuesi juaj, me parime të qarta mbi vlerën e jetës dhe pronës së qytetarëve.
“Misioni i ynë i përbashkët për vendin tonë, kërkon mund e sakrificë. Ju shpesh jeni adresa e parë ku qytetarët ju drejtohen për nevojat e tyre si dhe jeni shpresa e tyre si në padrejtësi ashtu edhe në pasiguri. Kushtetuta jonë është udhëzuesi juaj, me parime të qarta mbi vlerën e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë, ruajtjes së sovranitetit e paprekshmërisë së integritetit territorial, të cilat Policia e Kosovës e ka dëshmuar që i mbron edhe me jetë”, pohoi Sveçla.
Në fund, ministri shtoi se asnjë sfidë nuk do t’i ndalë përballë misionit të përbashkët për një ambient të qetë e të sigurt.
“Teksa përballemi me sfida globale të sigurisë, ato rëndojnë dyfish mbi supet tona për aq kohë sa kemi fqinjë agresor që cenon jetën dhe pronat e qytetarëve tanë, ndërsa ende shfaq politika ekspansioniste e me sjellje destruktive e agresive aspiron territorin tonë. Asnjë sfidë nuk duhet dhe nuk mund të na ndalë përballë misionit të përbashkët që kemi për një ambient të qetë e të sigurt, sundim të rendit e ligjit, luftim të krimit të organizuar dhe çdo ilegaliteti që cënon Republikën tonë. Përkushtimi ynë natyrisht do të dalë fitimtar, me ngritje e forcim të shtetit tonë. Të dashur familjarë, Krenaria sot është e përbashkët ndërsa mirënjohja ju takon juve që keni qenë krahu i mbështetjes për fëmijët e familjarët tuaj. Këta kadetë nga sot do të jenë pjesë e një misioni fisnik të shërbimit, ndërsa ju si prindër, motra e vëllezër, ndjehuni krenarë për mundësinë e dhënë për t’i shërbyer vendit. Me vajza e djem të përkushtuar, në shërbim e mbrojtje të vendit, Republika jonë do të dalë fitimtare përballë çdo sfide me të cilat përballemi.Si Ministër i Punëve të Brendshme gjej rastin të ri konfirmoj se mbështetja për policinë ka qenë dhe mbetet e parezervë, e njëjtë do të jetë edhe për pjesëtarët tanë të rinj”, përfundoi ministri./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti: Policisë ia kemi dhënë mbështetjen institucionale që meriton
Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, Kurti: Vlerë e shtuar dhe garancë për qytetarët
Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, Hoxha: Së bashku do e kapërcejmë çdo pengesë
Vogëlushja shpërthen në lot nga gëzimi i diplomimit të vëllait: Ka dhënë shumë për me arritë këtu
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...