Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar fuqishëm incidentin diplomatik që ndodhi në aeroportin e Shkupit ndaj presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e të cilin ky subjekt politik në Maqedoninë e Veriut e ka quajtur skandaloz.
“Kjo pasqyrë e shtetit ndaj çdo qytetari, e në veçanti ndaj përfaqësuesve më të lartë të shtetit, e në këtë rast motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova, është e papranueshme dhe duhet dënuar në formën më të ashpër. Involvimi i shefit të sigurimit të kryetarit jolegjitim të Kuvendit Afrim Gashi në incident, duke e thelluar atë, pa pasur asnjë kompetencë, pa qenë të thirrur dhe pa të drejtë, është gjithashtu skandaloz dhe flet zëshëm për gjendjen e mjerueshme dhe vazale në të cilën është përfaqësimi jolegjitim shqiptar në qeverinë monoetnike”, thuhet në reagimin e BDI-së.
BDI tutje ka akuzuar partitë shqiptare në pushtet “për pranimin e pranimin e një roli të nënshtruar dhe servil vetëm për të qëndruar në pushtet, duke lënë fatin e shqiptarëve në mëshirën e VMRO DPMNE-së”.
“Mungesa e legjitimitetit, por edhe e dijës dhe guximit, të bën të turpërohesh para qytetarëve dhe para motrave e vëllezërve në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Vashington e Bruksel. Mohimi i incidentit nga zëvendës ministri i punëve të brendshme, Astrit Iseni, involvimi i paligjshëm dhe anarkik i sigurimit personal të Gashit që nxiti incident edhe më të madh, nuk guxojnë të kalojnë pa përgjegjësi politike bashkë me përgjegjësinë ligjore të të gjithë të involvuarve në këtë skandal diplomatik”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, gjatë 1 gushtit, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit në aeroportin e Shkupit./rtk
LEXO EDHE:
Incident diplomatik në aeroportin e Shkupit, Presidentes Osmani sigurimi provoi t’ia marrë telefonin
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...