Është pensionuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë përmes një komunikate për media njofton se Ujkani ka arritur moshën e pensionimit.
‘Z. Ujkani me angazhimin dhe profesionalizmin e tij ka dhënë kontribut të çmuar në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës. Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë z. Ismet Ujkani për punën dhe kontributin e dhënë”, thuhet në njoftimin për media.
Kryeprokurori Ujkani nga 1 janari i vitit 2021 ka ushtruar detyrën e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin