Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 60-të Policisë së Kosovës.
Hoxha tha se nga sot e tutje këta kadet do t’i bashkohen një familje të madhe të Policisë së Kosovës me 9500 anëtarë.
Ai tutje theksoi se së bashku do të jenë më të fortë dhe do ta kapërcejn çdo pengesë.
“Fillimisht më lejoni të shprehë urimet më të përzemërta për secilin prej jush, nga sot e tutje ju do i bashkoheni një familje të madhe të Policisë së Kosovës një familje me 9500 anëtarë. Ju keni përfunduar me sukses trajnimin themelor, kemi dëshmuar që jeni një gjeneratë që do i shtoni një vlerë Policisë së Kosovës. Sot për herë të parë mbani uniformën e Policisë së Kosovës, kërkoj nga ju të mbani me nder dhe krenari përgjegjësitë dhe obligimet qe vijnë me detyrën tuaj si Polici e Kosovës. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se puna e profesionit është një profesion fisnik. Ju do t’i shërbeni tri gjërave kryesore: Shërbimit të qytetarëve, shërbimit ndaj shtetit, dhe organizatës policore. Mos harroni asnjëherë që nuk jeni të vetëm në këtë udhëtim, mbështetuni tek njëri tjetri, duajeni kolegët, respektojini që të jeni bashkë. Së bashku ne do të jemi më të fortë dhe do e kapërcejmë çdo pengesë qe do të na dali përpara. Urime të gjithëve, qofshi faqebardhë”, tha Hoxha./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...