Google ADS

Për herë të parë në Kardiologji kryhet një rast me defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës

09:54 | 2 Gusht 2024
K.B

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është bërë mbyllja perkutane e defektit interatrial në zemër, nën mbikëqyrjen e profesor Eustaquio Maria Onorato, me asistim edhe nga stafi i Klinikës së Anesteziologjisë.

Përmes një njoftimi nga SHSKUK-ja thuhet se kjo procedurë mjekësore përdoret për të mbyllur një defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës (defekt interatrial).

“Në vend që të kryhet një operacion i hapur në zemër, kjo procedurë realizohet përmes kateterëve të futur nëpër enët e gjakut, zakonisht nga këmbët, dhe të drejtuar deri te zemra. Kjo procedurë është minimale invazive ka një periudhë më të shkurtër rikuperimi, krahasuar me operacionin e hapur”, thuhet në njoftim.

Për të kryer një procedurë të tillë mjekësore, pacientët deri tani janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme