Google ADS

Biden dhe Harris mirëpresin amerikanët e liruar nga Rusia

09:56 | 2 Gusht 2024
A B

Disa nga të burgosurit e liruar nga Rusia dje si pjesë e një marrëveshjeje historike të shkëmbimit të të burgosurve me SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore, mbërritën natën në bazën e Forcave Ajrore Andrews pranë Uashingtonit.BREAKING: Freed Americans Evan Gershkovich, Paul Whelan and Alsu Kurmasheva arrive in the U.S. after historic prisoner swap. https://t.co/Ma9q8WBQUO pic.twitter.com/J8UEntAESE

— ABC News (@ABC) August 2, 2024

Midis tyre janë reporterët e Wall Street Journal, Evan Gerskovich dhe gjithashtu Kurmaseva i RFE/RL, si dhe ish-marinsi Paul Whelan. Avioni u ul në orën 06:40dhe të liruarit u mirëpritën personalisht nga presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e tij, Kamala Harris.

Marrëveshja e shkëmbimit u arrit pas më shumë se një viti negociatash midis SHBA-së, Gjermanisë dhe tre vendeve të tjera.

Janë shkëmbyer gjithsej 26 persona të mbajtur në burgje në shtatë vende të ndryshme. Në mesin e tetë shtetasve rusë që pritet të lirohen është Vadim Krazikov, i cili po vuan dënimin e përjetshëm për vrasjen e një kundërshtari të Kremlinit në Berlin në vitin 2019.

Lirimi i të burgosurve u përshëndet nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mbrëmë qeveria amerikane publikoi foton e parë të amerikanëve që u lanë të lirë. Shkëmbimi i të burgosurve u bë në Ankara, nën mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete turke.

“Pas vuajtjeve dhe pasigurisë së paimagjinueshme, amerikanët e mbajtur në Rusi janë të sigurt, të lirë dhe kanë filluar udhëtimet e tyre për t’u kthyer në krahët e familjeve të tyre”, tha Biden./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme