Google ADS

Policia has në një zjarr fushor në Rahovec, nuk raportohet për të lënduar

09:27 | 2 Gusht 2024
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten gjatë patrullimit ka vërejtur një zjarr fushor ku ishin djegur rreth 40 hektar hamullore në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Sipas njoftimit ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Fsh. Ratkoc, Rahovec 01.08.2024-NN. Raportohet se njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr fushor ku ishin djegur rreth 40 hektar hamullore, djerrina dhe vreshta. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme