Policia e Kosovës ka arrestuar Adem dhe Lulzim Bulliqin të dyshuar për veprёn penale “ Vrasje e rёndё e mbetur nё tentativё” në Pejë e ndodhur me datё 12.07.2024.
Policia bën të ditur se të njëjtit janё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtës, dhe pas intervistimit me urdhër tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё, shkruan Arbresh.info
Më 13 korrik policia kishte kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Adem dhe Lulzim Bulliqit nga Peja.
Sipas policisë, ata dyshohen se posedojnё mjete tё rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhej në njoftimin nga policia, shkruan Arbresh.info
LEXO EDHE:
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi