Dje u raportua në lidhje me një incident i cili ndodhi ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.
Aty sigurimi i aerportit (TAV) i kishte kërkuar asaj telefonin dhe çantë, ku kjo e fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.
Pas kësaj ngjarja në një reagim Aerporti Ndërkombëtar i Shkupit.
Në këtë reagim thuhet se secili pasagjer duhet të kontrollohet pasi që punonjësit e kanë obligim ligjor që ta bëjnë, ndonëse aty nuk përmendet fare emri i shefes së shtetit të Kosovës.
“Prandaj, Departamenti i Sigurisë i TAV Maqedoni, në kuadër të kompetencave të veta, ka bërë kontroll standard të sigurisë së pasagjerit të përmendur si dhe bagazhit të tij, në pikën e kontrollit të sigurisë në sallonin VIP. Duam të theksojmë se siguria e aviacionit nuk është kërcënuar, sepse ngjarja e përmendur ka ndodhur në hapësirën publike të aeroportit, pra përballë pikës së kontrollit të sallës së VIP-ave, nga ku pasagjerët VIP, pasi janë kontrolluar nga Sigurimi, dërgohen në zonën e kontrolluar nga aeroporti. Gjithashtu duam të theksojmë se salla e VIP-ave është një ndërtesë e veçantë e izoluar nga ndërtesa kryesore e terminalit të Aeroportit të Shkupit, që do të thotë se është plotësisht e rreme se është cenuar siguria e udhëtarëve”, thuhet në reagimin e TAV transmeton Klankosova.tv
Për të marrë një pasqyrë të saktë të ngjarjes dhe për të parandaluar përhapjen e dezinformatave, për të gjitha detajet në lidhje me incidentin, i drejtojmë mediat që të kontaktojnë institucionet kompetente, u tha nga TAV.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin