Google ADS

Vangjel Tavo: Të dielën nuk ka thjesht zgjedhje, është dita kur nis zgjidhja e shqetësimeve të banorëve në Borsh

20:37 | 1 Gusht 2024
E.H

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo ka vizituar sot fshatin Borsh.

Tavo është ndjerë i nderuar që banorët në Borsh kanë vendosur t’i besojnë atij, si dhe t’i ndajnë shqetësimet dhe problemet që ata hasin çdo ditë me të, përcjell Arbresh.info.

“Një takim tejet i përzemërt në Borshin e bukur, me histori të pasur, me monumente kulturore e historike dhe me banorë mikpritës e punëtorë. Ndihem i nderuar që banorët vendosin besimin e tyre te mua, e ndajnë me mua shqetësimet dhe problemet që hasin çdo ditë. Besimi i tyre më bën edhe më të përkushtuar që pas 4 gushtit të punoj për zgjidhje sa më të shpejta të çështjeve që e shqetësojnë komunitetin”, ka shkruar Tavo në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai para banorëve ka shpalosur planin e punës si kryetar i Himarës pas datës 4 gusht.

“Në Qazim Pali, Borsh, duke dialoguar e duke shprehur hapur përpara banorëve planin e punës sime si Kryetar i Bashkisë Himarë pas 4 gushtit. Çdo fjalë me banorët sot vlen me një premtim të mbajtur ndaj tyre nesër. Fjala ime dhe Programi im i qartë, konkret e i detajuar Për Drejtimin e Bashkisë janë një kontratë publike në përbushjen e të gjitha premtimeve pas 4 gushtit”, ka shkruar tutje Tavo./Arbresh.info

Lexo edhe:

Vangjel Tavo kandidat i PS-së për kryetar në Bashkinë e Himarës: 4 gushti është një mundësi për të na bashkuar

Tavo në Borsh: Misioni im është shërbimi ndaj njerëzve dhe gatishmëria për t’u qëndruar krah banorëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme