Google ADS

Gara shpejtësie me vetura, policia gjobitë dy shofer në Ferizaj

18:42 | 1 Gusht 2024
E.H

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shofer në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, të cilët po bënë gara të shpejtësisë me veturat e tyre, duke rrezikuar vetën dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Ndaj A.J 21-vjeçar banues në Kosovë dhe B.C 24-vjeçar banues në Zvicër, është shqiptuar gjobë me dënim prej 500 euro, 5 pikë negative për A.J dhe heqje e patentë shoferit për një vit për të dy shoferët, përcjell Arbresh.info.

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme