Google ADS

Larry Thomas transferohet tek Trepça

17:18 | 1 Gusht 2024
D.H

Trepça po vazhdon konsolidimin e skuadrës për sezonin e ri 2024/25.

Kampionia e Kosovës në basketboll ka arritur të siguroj shërbimet e ish-lojtarit të Pejës, Larry Thomas, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra mitrovicase përnes një postimi në rrjetin social Facebook.

Thomas ka qenë pjesë e Pejës për dy sezone me radhë nga muaji janar deri në fund të sezonit ku në debutimin e tij me fanellën pejane ka arritur të shpallet kampion pikërisht në palestrën ‘Minatori’.

Ai luan në pozitën 1 apo organizator i lojës.

Kujtojmë se ky është basketbollisti i katërt i huaj i Trepçës për këtë sezon, pas Cambridge, Hunter dhe Johnson i cili u prezantua ditën e djeshme.

‘Xehetarët’ në radhët e veta kanë ofruar edhe Batin Tunën dhe Anes Gashin si vendor./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme