Google ADS

Loriana Kuka shfaqet e emocionuar pasi mbylli karrierën në xhudo

15:58 | 1 Gusht 2024
D.H

Loriana Kuka është eliminuar nga rrethi i dytë i Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ajo pas këtyre ‘Lojërave Olimpike’ i dha fund edhe karrierë në xhudo, shkruan Arbresh.info.

Teksa në një intervistë për Komitetin Olimpik të Kosovës ajo tha se ka qenë shumë e lumtur për suksesin e saj.

“E kom nis ditën shumë mirë, kam qenë shumë e fokusuar dhe jam shumë e lumtur që kam arritur së paku luftën e parë ta fitojë. Në luftën e dytë kam qenë gjithashtu e koncentruar, e kam ditë se çfarë duhet të bëjë, por fati nuk deshi që të shkojë deri në çerekfinale”, ka thënë fillimisht Loriana.

Kuka shtoi se ka garuar me plotë lëndime dhe është krenare për rrugëtimin e saj.

“Kom garuar me plotë lëndime dhe për këtë jam shumë krenare çfarë kam arritur deri sot, që kam garuar deri sot me lëndime dhe nuk jam ndal asnjëherë”, shtoi Kuka.

“Kjo ka qenë gara e fundit për mu, kam dashur ta përfundoj më mirë normalisht, por jam krenare për çfarë kam arritur deri tash”, përfundoi mes lotësh 27-vjeçarja.

Kosova në këto Lojëra Olimpike fitoi dy medalje me Distrian Krasniqin që morri medaljen e argjendtë dhe Laura Fazliun të bronztën./Arbresh.info

Të ngjashme