Google ADS

Njihej si “macja me nëntë shpirtra”, kush ishte lideri ushtarak i Hamasit që është vrarë nga Izraeli

14:29 | 1 Gusht 2024
K.B

Mohammed Deif thuhet se është vrarë në një sulm ajror në Gaza më 13 korrik, por ushtria izraelitë këtë gjë e ka bërë të ditur vetëm të enjten, 1 gusht.

Deif ka udhëhequr brigadat Izz al-Din al-Qassam, krahun ushtarak të grupit ekstremist të Hamasit.

Ai ishte i njohur për palestinezët si “Mjeshtri”, ndërsa për izraelitët si “Macja me nëntë jetë”.

Autoritetet izraelite e kishin burgosur në vitin 1989, pas së cilës ai formoi brigadat al-Qassam me synimin që t’i kapte ushtarët e Izraelit.

Pas lirimit, ai ndihmoi në projektimin e ndërtimit të tuneleve që i çonin luftëtarët e Hamasit nga Gaza brenda Izraelit, raportoi BBC.

Deif ishte një nga burrat më të kërkuar të Izraelit, i akuzuar për planifikim dhe mbikëqyrje të vënieve të bombave në autobusë më 1996 që vranë dhjetëra izraelitë dhe për përfshirje në kapjen dhe vrasjen e tre ushtarëve izraelitë në mesin e viteve 1990.

Izraeli e burgosi në vitin 2000, por ai u arratis në fillim të kryengritjes së dytë palestineze.

Që nga atëherë, ai u largua pa asnjë gjurmë. Janë të njohura tri fotografi të tij, një prej të cilave ai është i maskuar dhe në tjetrën shihet vetëm si hije.

Tentim vrasjet më serioze ndaj tij ndodhën në vitin 2002: Deif mbijetoi, por humbi njërin sy. Izraeli thotë se ai po ashtu kishte humbur një këmbë dhe njërën dorë, dhe se ai kishte vështirësi në të folur.

Forcat e sigurisë së Izraelit sërish dështuan ta vrisnin Deifin gjatë një sulmi më 2014 në Rripin e Gazës, por ia vranë gruan dhe dy fëmijët e tij./rtsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme