Google ADS

Izraeli ka njoftuar se ka “neutralizuar” liderin ushtarak të Hamasit, Mohammed Daif

14:27 | 1 Gusht 2024
K.B

Mohammed Deif, komandanti i krahut ushtarak të Hamasit , u vra në një sulm ajror izraelit në Rripin jugor të Gazës, konfirmuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Deif u shënjestrua në një sulm në një kompleks në pronësi të Rafa’ Salameh, komandantit të Brigadës Khan Younis të Hamasit, më 13 korrik.

Një ditë më vonë, vdekja e Salameh u konfirmua nga ushtria, por IDF tha se nuk kishte informacion përfundimtar për Deif.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit besonin se informacioni i tyre se Deif kishte mbërritur në një kompleks në pronësi të Salameh ishte shumë i saktë dhe se dyshja ishin së bashku në ndërtesën që kishte qenë objektiv i sulmeve të shumta.

Avionët luftarakë izraelitë kishin patrulluar kompleksin për gjysmë dite përpara se të kryhej sulmi, pasi IDF kishte indikacionet e para se Deif ishte takuar me Salameh.

Pasi informacioni se Deif kishte arritur në kompleks u konfirmua nga ushtria, avioni u urdhërua të godiste, gjë që u krye brenda pak minutash./rtsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme