Drejtoresha e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca ka folur rreth “ Vlerësimit të procedurave të shitjes direkte të aseteve nën menagjimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”.
Sipas Spancës ky auditim ka pasur parasysh që të vlersojë nëse procedurat e shitjes janë realizuar në mënyrë të duhur.
“Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme çështjen e menaxhimit të aseteve publike nga AKP, marrë parasysh që gjithashtu ishte kërkesë e Kuvendit të plan këtë auditim. Ky auditim ka pasur për qëllim që të vlerësojë nëse proceduarat e shitjes janë realizuar në mënyrë të duhur”, tha ajo.
Ajo tha se ky auditim ka nxjerr në pah se AKP- ja nuk ishte treguar efikase në trajtimin e kërkesave për blerje.
“Auditimi ka nxjerrë në pah se gjatë përmbylljes së shitjeve direkte të aseteve, AKP-ja nuk ishte treguar efikase pasi që trajtimi i kërkesave për blerje nuk ishte bërë në kohë optimale. Dobësi kishte edhe procesi i kategorizimit të aseteve të klasifikuara për shitje direkte, është evidentuar se nuk ishte bërë parcelimi si duhet i tokave për shitje dhe në vitet e fundit kategoria e vetme të cilës i ishin shqyrtuar kërkesat për blerje ishin ekonomitë familjare”, tha ajo.
Gjithashtu, Spanca theksoi se auditimi ka evidentuar 118 shitjet direkte të audituara, tek 90 prej tyre kishte ndërtime pa lejen.
“Auditimi ka evidentuar se nga 118 shitjet direkte të audituara, tek 90 prej tyre kishte ndërtime pa lejen e Ndërmarrjeve Shoqërore përkatëse ose AKP-së. Nga 90 mostrat e identifikuara me ndërtime pa leje, në 76 raste AKP-ja nuk kanë marrë masa për të parandaluar ndërtimet pa leje, tha tutje Spanca./Arbresh.info/
Caktohen dy seanca në dhjetor për çështjen ndaj Bahtijarit, ...
Nga një muaj arrest shtëpiak për avokaten Sheholli dhe përmb...
Zarf i bardhë, sa është buxheti i kësaj jave për banorët e s...
Bogujevci për seancën e djeshme: Përfundoi me vetëm një depu...
Vitia nënshkruan vendimin që mbulon shpenzimet për proteza p...
Barcelona heq dorë nga objektivi kryesor – Flick ka tashmë d...