Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u bëri thirrje sot “të gjitha palëve” në Lindjen e Mesme që të mos përshkallëzojnë situatën dhe të arrijnë një armëpushim në Gaza, mes frikës së rritjes së tensioneve pas vdekjes së liderit të Hamasit, i cili u vra në Teheran.
“Për sa i përket Lindjes së Mesme, rajoni aktualisht është në një rrugë drejt më shumë konflikteve, dhunës, vuajtjeve dhe pasigurisë”, tha ai.
Ashtu si në Singapor një ditë më parë, Blinken nuk komentoi vdekjen e kreut të lëvizjes islamike palestineze dhe nuk pranoi të “spekulonte” mbi ndikimin që ky zhvillim mund të kishte në një armëpushim në Gaza, në të cilin SHBA, së bashku me Katarin dhe Egjiptin, janë përpjekur të arrijnë prej javësh.
“Është urgjente që të gjitha palët të bëjnë zgjedhjet e duhura në ditët në vijim, sepse ato zgjedhje do të bëjnë dallimin mes qëndrimit në këtë rrugë dhune, pasigurie, vuajtjeje, apo drejt diçkaje krejtësisht të ndryshme dhe shumë më të mirë për të gjitha palët e përfshira. “tha ai./abcnews.al
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...